2018-04-01 07:00:00

Ngjallja e Jezusit një e vërtetë historike që nuk mund të mohohet


Ngjallja e Jezusit një e vërtetë historike që nuk mund të mohohet! Ngjallja e Jezu Krishtit, i ka ndryshuar rrjedhën e historisë, atë të jetës së njerëzve e të popujve, por ende sot janë disa që e vejnë në dyshim këtë. Bindja e gëzimi i Ngjalljes së Krishtit, ngjarje e mahnitshme, çelësi i kthesës së Krishterimit: këtë pohon Kisha përmes riteve liturgjike e simboleve fetare gjatë kësaj kohe të Pashkëve të Shenjta.

Duke folur për misterin e Ngjalljes së Jezu Krishtit, të kujtojmë se në Kishë gjithçka kuptohet duke u nisur nga ky mister i madh që i ka ndryshuar rrjedhën historisë e që bëhet i pranishëm në çdo kremtim eukaristik. E pikërisht në kohën e pashkëve ky realitet qendror i fesë së krishterë besimtarëve i propozohet më me intensitet të madh, në mënyrë që ta rizbulojnë përherë e më shumë dhe atë ta jetojnë sa më besnikërisht.

Pashkët janë edhe Pashkët tona, sepse në Krishtin e ngjallur na është dhuruar siguria e ringjalljes sonë përfundimtare. Është më të rëndësi të ripohohet kjo e vërtetë themelore e fesë sonë, vërtetësia historike e së cilës është gjerësisht dokumentuar edhe pse sot, si në të kaluarën, ka kush në mënyra të ndryshme e vë në dyshim apo madje e mohon atë.

Nga këtu paralajmërimi se në Kishë gjithçka ndalet, gjithçka shpërbëhet e bëhet copë-copë po të mungojë feja në Ngjalljen e Jezusit që e bënë të dobët dëshmimin e besimtarëve. Përkundrazi aderimi në Krishtin e vdekur e të ngjallur ndryshon jetën dhe ndriçon tërë ekzistencën e personave e të popujve.

Mos ndoshta a nuk është siguria që Krishti është ngjallur, ajo çka u jep guxim, trimëri profetike e qëndresë martirëve të çdo epoke, siç po ndodh edhe në ditët tona? A thua nuk është takimi me Jezusin e gjallë që na kthen në rrugë të vërtetë të Zotit e që tërheqë kaq shumë burra e gra të cilët qysh në fillim të krishterimit vazhdojnë të lënë çdo gjë për ta ndjekur duke vënë jetën personale në shërbim të Ungjillit?

“Nëse Krishti nuk është ngjallur – na kujton Shën Pali Apostull – atëherë i kohë është predikimi jonë dhe e kotë është feja jonë”. Mbi të gjitha, të lejojmë të na magjeps Ngjallja e tij. Na ndihmoftë Maria të jemi e të bëhemi lajmëtarë të dritës e të gëzimit të Pashkëve për vëllezërit tanë.








All the contents on this site are copyrighted ©.