2018-03-29 17:19:00

Selia e Shenjtë - Kina: asnjë nënshkrim “i shpejtë” marrëveshjeje


Deklaratë e Drejtorit të Sallës së Shtypit, Greg Burke, për marrëdhëniet Selia e Shenjtë–Republika Popullore e Kinës. Papa është në lidhje të ngushtë me bashkëpunëtorët të tij mbi çështjet kineze.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për një marrëveshje të mundshme ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës Popullore Kineze, Drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, Greg Burke, lëshoi deklaratën e mëposhtme:

“Mund të pohohet se nuk ka asnjë nënshkrim “të shpejtë” të ndonjë marrëveshjeje ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës Popullore Kineze. Dëshiroj të nënvizoj  se Ati i Shenjtë Françesku është në lidhje të vazhdueshme me bashkëpunëtorët e tij mbi çështjet kineze dhe i shoqëron hapat e dialogut, në vijim”.








All the contents on this site are copyrighted ©.