2018-03-27 12:37:00

Kosovë: rinia, në homelinë e imzot Dodë Gjergjit në të Dielën e Larit


Ndërsa në Kosovë, fatkeqësisht, numërohen të plagosurit e ndeshjeve të djeshme, Kisha Katolike ka filluar Javën e Madhe të Pashkëve, me kremtimet e së Dielës së Larit, kryesuar nga ipeshkvi, imzot Dodë Gjergji. Në këtë të dielë u kremtua edhe Dita Botërore e Rinisë në nivelin dioqezan, prandaj të shtunën u mbajt, pikërisht për këtë, një takim rinor dhe u kremtua mesha. Gjatë homelisë, ipeshkvi iu drejtua pikërisht të rinjve. Të dëgjojmë informacionin e Rabije (Mrikë) Ibraj nga Prishtina…

Te shtunen e kaluar, te Dieles se Larit, i parapriu takimi i rinise dioqezane, organizuar nga Baritorja Rinore e Ipeshkvise se Kosoves. Takimi kishte per qellim qe rinia te meditoj dhe reflektoj ne mesazhin e Atit te Shenjte, Papa Franceskut, drejtuar rinise ne temen nga Ungjilli: “Mos ki frike, o Mari, sepse ke gjetur hire para Hyjit!”

Pjesa qendrore e ketij takimi ishte celebrimi i meshes shenjte ne kishen katedrale “Shen Nene Tereza” ne Prishtine e cila ishte mbushur plote e perplote me djem e vajza te reja nga te gjitha famullite e Kosoves qe rrezatonin me moshen e tyre dhe ngjarjes i jepnin nje pamje sa te gezuar po aq madheshtore. Ata kishin ardhur te shoqeruar me famullitaret e motrat e kishave te tyre ne menyre te organizuar. 

Meshen e kremtoi ipshkevi Imzot Dode Gjergji ne bashkemeshim me nje numer te madh meshtaresh.

“E dashur rini, si bari ju perqafoj me zemer te gjitheve, dhe ne emrin tuaj falenderoj Zotin per kete kishe te re qe e kemi, por me e re se sot nuk mu ka duk asnje dite, sepse bukuria e rinise eshte bukuria me e madhe e kishes, jo vetem per moshen qe keni, por se shpirti juaj eshte i pafajshem, por jo edhe pa mekate. Prandaj Papa ne porosine e tij per Diten Boterore te Rinise e cila mbahet ne Panama me 2019, e ka zgjedh nga Ungjilli porosine: “Mos ki frike, o Mari, sepse ke gjetur hire para Hyjit!”, keshtu tha imzot Dode Gjergji ne fillim te fjales se tij predikuese per afro 20 minuta, duke reflektuar ne kete teme me interes te vecante per njerezit e rinje qe jane ne formim e siper duke i inkurajuar e dhene zemer qe mos te druhen e ta fshehin ne asnje moment identitetin e tyre fetar e kombetar. 

Ai ne kete kontekst falenderoj Zotin, per te gjitha te mirat qe ka bere per popullin tone, per qendresen e madhe te te pareve tane, pa te cilet siq tha, ne nuk do ishim ketu, sepse qendresa, vuajtja,durimi, sakrifica jane mjete dhe virtyte qe duhet ti dine gjeneratat e reja. Duhet ta falenderojme Zotin per kete vit jubilar te Gjergj Kastriotit sepse e kujtojme kete gjigant kaq te madh te kombit e te fese, qe e kemi krenari e deshmi historike dhe per kete nuk eshte turp dhe nuk duhet te keni frike qe ne momentet e duhura te deklaroheni se ju jeni bijte e bijat e kishes, te te pareve tane, te Skenderbeut apo te Nene Terezes.

Rini e dashur, tha ipeshkvi ne vazhdim, Papa ne porosine e tij thote:”mos lejoni qe shkelqimi i rinise të shuhet në terrin e nje dhome te mbyllur, ne te cilen, e vetmja dritare per te pare boten eshte ajo e kompjuterit, apo celularit”. Prandaj, ju duhet te dilni, jo te mbylleni mbrenda mureve duke menduar se jeni rini moderne, ju duhet te dilni, ne bashkesine tuaj, ti qani hallet e problemet qe i keni, ti gjendeni prane njeri tjetrit, ta ngushelloni e tu ndihmoni per ti perballuar veshtiresite e jetes qe kane. “Papa porosite qe ju nuk jeni vetem ne Bashkesine e krishtere,prandaj dilni per ta takuar Krishtin, qe iu udheheqe, iu drejton, iu rrefen, eshte me ju gjithkund dhe per kete nuk guxoni te keni frike prej askujt e prej asgjeje sepse atehere jeni ne rruge te drejte, sepse guximi i Zotit eshte per ta perballuar kryqin, per ta mohuar lakmine e bote,e per ta dashte kishen, familjen, e mbare shoqerine pa dallim.  

“E dashur rini, kisha jone ne Kosove do te jete gjithmone prane jush dhe me ju ne te gjitha poret e jetes sepse keshtu na ka mesuar edhe Papa, i cili krejte vemendjen e kishes ia ka kushtuar botes rinore duke besuar se me entuziazmin qe ka dhe edukimin e saj te drejte do te jete e ardhmja me paqesore dhe me e dobishme e kesaj bote” perfundoi ipeshkvi Imzot Dode Gjergji duke porositur Rinine Dioqezane te Ipeshkvise se Kosoves. 








All the contents on this site are copyrighted ©.