Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Audienca dhe Engjëlli i Tënzot

Papa në Engjëllin e Tënzot: të rinj, ndiqni shembullin e Marisë

Papa Françesku - REUTERS

25/03/2018 12:30

Në fund të meshës së të Dielës së Larit, Ati i Shenjtë kremtoi Engjëllin e Tënzot, duke përshëndetur të pranishmit, sidomos të rinjtë e ardhur nga anë të ndryshme të botës e në veçanti, bashkësinë peruviane në Itali. Më pas, përmendi Ditën Botërore të Rinisë, që kremtohet në nivelin dioqezan, “etapë e rëndësishme drejt Sinodit të Ipeshkvijve kushtuar të rinjve, që do të mbahet në tetor, si edhe përgatitje për Ditën Ndërkombëtare, që do të kremtohet në Panama, në janar 2009”.

“Në këtë udhë, - pohoi Papa Françesku - na shoqërojnë shembulli dhe ndërmjetësimi i Marisë, e reja e Nazaretit, që Zoti e zgjodhi si Nënë të Birit të Tij. Ajo ecën me ne dhe udhëheq brezat e rinj në shtegtimin e tyre të fesë e të vëllazërimit. Maria na ndihmoftë të gjithëve ta jetojmë mirë Javën e Madhe – uroi së fundi, duke pasur parasysh udhën e besimtarëve drejt Pashkëve. - Prej saj të mësojmë heshtjen e brendshme, vështrimin e zemrës, fenë plot dashuri në ndjekje të Jezusit në udhën e Kryqit, që çon drejt dritës së gëzueshme të Ringjalljes”.

25/03/2018 12:30