2018-03-23 13:58:00

Tre ushtarë vriten në një atentat në Ekuador. Papa: dhunë e pajustifikueshme


“Dënim i ashpër për këtë episod të ri dhune të pajustifikueshme”: kështu shkruan Papa Françesku në një mesazh, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, dërguar kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore të Ekuadorit. Mesazhi papnor mbërrin pas një atentati terrorist në Mataje (rajoni i Esmeraldas), ku, pas shpërthimit të një bombe artizanale, mbetën të vrarë tre ushtarë dhe u plagosën shtatë të tjerë. Ati i Shenjtë shpreh ngushëllimet dhe siguron lutje për viktimat e familjet e tyre. Gjithashtu, lutet e kërkon të punohet për arritjen e bashkëjetesës paqësore në rajon.








All the contents on this site are copyrighted ©.