2018-03-23 13:45:00

Papa: Kishave të Sudanit të Jugut: “dëshiroj të vij”


Papa priti sot Këshillin e Kishave të Sudanit të Jugut. Gjatë takimit - pohoi i nderuari James Oyet Latansio, sekretar i Këshillit të Kishave të Sudanit të Jugut, në një konferencë shtypi, mbajtur pranë bashkësisë së Shën Egjidit,  - shprehu dëshirën të jetë pranë popullit tonë, të lutet me ne, të vijë në vendin tonë. Por, siguria nuk mund të garantohet qind për qind - shpjegoi atë Oyet - duke nënkuptuar se vizita nuk është në plan së shpejti - ndonëse Papa mund të shkojë ku dëshiron. Ishte në Afrikën Qëndrore, ishte në Mianmar… Ne do ta presim me gjithë zemër - kujtoi i nderuari James Oyet Latansi.

Do të shkojë Papa në Sudanin e Jugut? Flitet për një shtegtim ekumenik, por nuk bëhet fjalë për vitin 2018!








All the contents on this site are copyrighted ©.