2018-03-23 14:15:00

Don Mark Pashkja për bashkësinë shqiptare katolike në Romë


Emigracioni shqiptar, kudo nëpër botë, paraqitet shpesh si shembull integrimi, nganjëherë, edhe në kundërvënie me emigracionin aktual, të cilit shumë shtete dëshirojnë t’ia mbyllin dyert, ose ia kanë mbyllur tashmë. Shpesh, harrohet dinamika e fillimit, kur shqiptarët e emigruar shiheshin si njerëz problematikë e si kriminelë, njëlloj si të ardhurit e fundit, të cilëve – ashtu si shqiptarëve – u duhet dhënë kohë për të gjetur punë, shtëpi e për t’u integruar në shoqërinë e re. Këtë udhë të shqiptarëve - natyrisht, me veçoritë që i karakterizojnë e i dallojnë nga të tjerët - e përshkojmë me përgjegjësin aktual të bashkësisë katolike të Romës, don Mark Pashkja, i cili, pasi kujton se shqiptarët mblidhen në kishën e Shën Gjonit të Malvës në Trastevere, shpjegon për dëgjuesit tanë veprimtaritë e rrugën e tyre…








All the contents on this site are copyrighted ©.