2018-03-22 12:43:00

Kremtimet e Javës së Madhe 2018, kryesuar nga Papa Françesku


25 mars 2018

E Diela e Larit dhe e Mundimeve të Krishtit 

Dita XXXIII Botërore e Rinisë me temë: “Mos ki frikë, o Mari, sepse ke gjetur hir para Hyjit!” (Lk 1,30)

Kapela Papnore, në Sheshin e Shën Pjetrit: ora 10

Papa Françesku do të bekojë palmat e ullinjtë e, në përfundim të procesionit, do të kremtojë Meshën Shenjte të Mundimeve të Zotit. 

29 mars 2018

E Enjta e Javës së Madhe

Mesha Shenjte e Bagmit - Bazilika  e Vatikanit: ora 9.30

Ati i Shenjtë do të kryesojë kremtimin e Meshës Shenjte të Bagmit me Kardinajtë, Patriarkët, Kryeipeshkvijtë, Ipeshkvijtë e Meshtarët (dioqezanë e rregulltarë) të pranishëm në Romë.  

Të Enjten e Madhe të Pashkëve, në orën 16.00, Papa Françesku do të shkojë për vizitë në burgun “Regina Coeli” në Romë, ku do të kremtojë edhe meshën e Darkës së Mbrame (in Coena Domini) me ritin e larjes së këmbëve. Gjithashtu, Ati i Shenjtë do të takohet me të burgosurit e sëmurë në infermieri dhe me ata të Seksionit VIII.

30 mars 2018

E Premtja e Madhe

Kremtimi i Mundimeve të Zotit

Kapela Papnore, në Bazilikën e Vatikanit, ora 17

Ati i Shenjtë do të kryesojë Liturgjinë e Fjalës, Adhurimin e Kryqit dhe Ritin e Kungimit.

Udha e Kryqit, Koloseum: ora 21.15

Papa do të kryesojë “Udhën e Kryqit”, në përfundim të së cilës do t’u drejtojë fjalën besimtarëve dhe do të japë Bekimin e tij Apostolik.

31 mars – 1 prill 2018

E Diela e Pashkëve: në pritje të ngjalljes së  Zotit, Nata e pagjumë e Pashkëve

Kapela Papnore – në Bazilikën e Vatikanit: ora 20.30

Ati i Shenjtë do të bekojë zjarrin e ri në tremen e Bazilikës së Shën Pjetrit; pas hyrjes me procesion në Bazilikë, me qiriun e Pashkëve dhe këngën Exultet, do të kryesojë Liturgjinë e Fjalës, Liturgjinë e Pagëzimit dhe Liturgjinë Eukaristike, të bashkëkremtuar me Kardinajtë, Ipeshkvijtë që dëshirojnë dhe disa meshtarë.

Mesha Shenjte e Ditës

Kapela Papnore - Sheshi i Shën Pjetrit: ora 10

Papa do kremtojë Meshën Shenjte. Në përfundim të kremtimit, nga lozha qendrore e Bazilikës, do të japë Bekimin “Urbi et Orbi”, “Romës e botës”.  








All the contents on this site are copyrighted ©.