2018-03-21 16:19:00

Rusi: mesazh i ipeshkvijve katolikë, Putinit


Ipeshkvijtë katolikë të Rusisë e përgëzuan Putinin për zgjedhjen në presidencën e Federatës Ruse dhe shprehën gatishmërinë për të vijuar kontributin e tyre në zhvillimin e shoqërisë.

Në mesazhin e urimit drejtuar Vladimir Putinit, kryetari i Konferencës ipeshkvnore katolike të Rusisë, imzot Clemens Pickel, ipeshkëv i Saratovit, pohon se “qytetarët rusë, që u përkasin kombeve e feve të ndryshme, ia besuan atij detyrën e posaçme të presidentit të vendit, me bindjen se do ta ketë për zemër mirëqenien e mbarë popullit, fuqizimin e paqes, të harmonisë e të drejtësisë shoqërore si dhe zhvillimin e shoqërisë civile”. Ipeshkvijtë e sigurojë Vladimir Putinin se do të luten për të, që të mund t’i kryejë detyrat e ngarkuara e ta përligjë besimin e zgjedhësve.

Nga ana e tyre, ipeshkvijtë urojnë të zhillohen më tej marrëdhëniet Kishë-Shtet dhe sigurojnë se “bashkësia katolike e Rusisë është e gatshme të japë kontributin e saj në zhvillimin e shoqërisë, duke fuqizuar në të vlerat shpirtërore e morale, duke konsoliduar paqen e harmoninë në kontekstin shoqëror dhe duke vijuar luftën kundër varfërive sociale”.

 








All the contents on this site are copyrighted ©.