2018-03-21 10:55:00

Në 2015-tën, përqafimi gazmor i Françeskut në Napoli


21 mars 2015, dita e parë e pranverës. Papa Françesku vizitoi, së pari, Pompein, për të nderuar Zojën e Bekuar. E pastaj Napolin, ku u takua me njerëz të ndryshëm të qytetit. Përmes videos, po ecim pas Papës në të gjitha etapat e këtij shtegtimi pranveror: nga përqafimi me rregulltarët e rregulltaret, tek fjalimi i rëndësishëm, që u drejtoi të rinjve në shëtitoren bregdetare të  Caracciolo-s.

Ishte vizitë, gjatë së cilës nuk munguan as denoncimet e forta kundër korrupsionit e kriminalitetit, posaçërisht në Scampia, e as ftesa e përsëritur shumë herë, për t’i thënë jo këtyre të këqijave, e për t’iu përgjigjur me gëzimin tipik të popullsisë napolitane.








All the contents on this site are copyrighted ©.