2018-03-19 14:06:00

Më 19 mars 2013 niste papnia e Françeskut. Koment i imzot George Frendo


“Lutem për ndërmjetësimin e Virgjërës Mari, të Shën Jozefit, të shenjtorëve Pjetër e Pal, të shën Françeskut, që Shpirti Shenjt ta shoqërojë shërbimin tim e, ju të gjithëve ju kërkoj: lutuni për mua!”

         Me këto fjalë, Papa Françesku, i sapozgjedhur në fronin e Shën Pjetrit, përfundonte homelinë e tij të parë. Ishte 19 marsi i vitit 2013 e në sheshin e Shën Pjetrit ndodheshin rreth 200 mijë besimtarë, ndër të cilët delegacione nga besime të tjera të krishtera, por edhe nga feja hebraike, myslimane, budiste, sick dhe janiste, më se 130 delegacione nga e gjithë bota, pëfshirë Shqipërinë, 31 krerë shtetesh, 6 sovranë e 11 krerë qeverish. Në fjalët e para të Papës u vunë re menjëherë themelet e papnisë së tij: kujdesi për të brishtët, kujdesi për Gjithësinë, mbrojtja e vëllezërve dhe pushteti, i kuptuar si shërbim.

         Udhëtimi i parë i Papës Françesku në Evropë qe pikërisht në Shqipëri, në shtator të vitit 2014. Prandaj, për 5-vjetorin e papnisë, i kërkuam një koment kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore Katolike, imzot George Frendo, kryeipeshkëv metropolit i Tiranë-Durrësit. Ta dëgjojmë në intervistën e don David Xhuxhës…








All the contents on this site are copyrighted ©.