2018-03-17 15:16:00

Papa: bota i përjashton fëmijët e pleqtë, sepse nuk prodhojnë


Thirrje e fuqishme e Papës gjatë Meshës në San Giovanni Rotondi, para rikthimit në Vatikan.

“Sot, më mizorisht se në të kaluarën, fëmijët e pleqtë përjashtohen, sepse nuk  shërbejnë, nuk prodhojnë”.  

Papa rikujtoi kohët e fëmijërisë së tij si dhe mësimet që mori në shkollë  lidhur me zakonet e spartanëve, të cilët  qenë mësuar  t’i mbysnin fëmijët e lindur me gjymtime. Gjë prej gjëje nuk ka ndryshuar në botën  e sotme - nënvizoi me forcë Ati i Shenjtë - madje sot ka shumë më tepër mizori. Pleqtë e fëmijët lihen mënjanë. E prandaj - shpjegoi - “Krishti është lënë mënjanë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.