Një nga çastet më emocionuese të vizitës së Papës në San Giovanni Rotondo, ishte vizita tek të sëmurët e vegjël onkologjikë, që mjekohen në Shtëpinë për Lehtësimin e Vuajtjes, emër me të cilin njihet kudo në botë spitali i madh, ngritur me pëpjekjet e Atë Piut.
Papa përqafoi, përkëdheli, u tha një fjalë të ëmbël të gjithë vogëlushëve, familjeve të tyre dhe personelit të njërës nga qendrat mjekësore të pararojës për mbarë Italinë. Në këtë strukturë ka shumë shërbime, që i kushtohen posaçërisht fëmijëve, për t’i ndihmuar, brenda mundësive, t’i kalojnë periudhat e gjata të mjekimit me qetësi e gëzim.
All the contents on this site are copyrighted ©. |