2018-03-17 12:30:00

Papa Françesku në San Giovanni Rotondo


Menjëherë pas Piana Romana, Papa Françesku shkoi me helikopter në San Giovanni Rotondo. Vizitoi spitalin “Shtëpia e lehtësimit të dhimbjes”, mrekulli tjetër e atë Piut, “bebja e syrit”, siç e quante frati i shenjtë kapuçin qendrën, ku janë shëruar edhe shumë shqiptarë. Ati i Shenjtë vizitoi onkologjinë pediatrike e, si gjithnjë, përqafoi e shkëmbeu fjalë plot dashuri me fëmijët e repartit në katin e tretë.

Pas spitalit, Ati i Shenjtë shkoi në shenjtëroren e Zojës së Hireve, përshëndeti bashkësinë e rregulltarëve kapuçinë dhe nderoi trupin e Shën Piut nga Pietrelçina, që ruhet në këtë shenjtërore, si edhe Kryqin e Krishtit, me të cilin atë Piu fliste shpesh. Më pas, aty afër, në tremen e kishës së shën Piut të Pietrelçinës,  rreth orës 11.15, Papa Françesku kryesoi meshën në bashkëkremtim me klerin vendas, përshëndeti autoritetet dhe një përfaqësi të besimtarëve.








All the contents on this site are copyrighted ©.