Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Udhëtime e vizita

Nga Pietrelcina, në San Giovanni Rotondo: pamje të djeshme e të sotme

Papa lutet në Kapelën e Shën Piut

17/03/2018 10:32

T’i përshkojmë së bashku etapat kryesore të jetës së Françesk Forgione-s, Shën Piut nga Pietrelcina, vendi i vogël beneventan, ku lindi e mori plagët, deri në San Giovanni Rotondo, mbi Gargano, ku frati i vogël kapuçin  dha dëshminë e mëshirës dhe të dashurisë së Krishtit për vëllezërit e ku po shkel sot Papa Françesku, për vizitë në Pietrelcina dhe në San Giovanni Rotondo, në gjurmët e Atë Piut. 

Eshtë vizitë baritore, kjo e Papës 

Papa po shkel mbi gjurmët e Shën Piut nga Pietrelçina, me rastin e  100- vjetorit të dukjes së plagëve të Shenjtit dhe 50-vjetorit të vdekjes së Tij. Po viziton Pietrelcinën, dioqeza e Beneventos dhe San Giovanni Rotondo-n, dioqeza e Manfredonia-Vieste-San Giovanni Rotondo. Shtegton, kështu, në vendet kryesore, ku u shenjtnua Atë Piu.

Petrelcina  

Papa arriti me helikopter në Pietrelcina, në orën 08.00 të mëngjesit: së pari u lut për pak çaste në Kapelën e “Shën Françeskut”, para vidhit të varrëve; pastaj, takimi me besimtarët në Sheshin para Sallës liturgjike të Piana Romana. Në përfundim, përshëndetja drejtuar bashkësisë së Kapuçinëve të Pietrelçinës dhe një përfaqësie besimtarësh.

San Giovanni Rotondo

Në orën 09.30, zbritja në San Giovanni Rotondo. Takimi i parë, në “Shtëpinë e Lehtësimit të Vuajtjes”. Nga sheshi përballë Spitalit, Ati i Shenjtë përshëndeti e bekoi të sëmurët, pa zbritur nga automobili, pastaj u takua  me fëmijët e repartit të Onkoematologjisë Pediatrike.

Në përfundim, vizita në Shenjtëroren e Shën Marisë së Hireve, ku nderoi trupin e Shën Piut dhe Kryqin e plagëve. Pastaj, bashkëkremtimi eukaristik në tremen e Kishës së Shën Piut. E, së fundi, përshëndetja me disa autoritete e besimtarë. Nisja, nga fusha sportive e San Giovanni Rotondo parashikohet  për orën 13.00 e arrija në Vatikan, në orën 14.00.

17/03/2018 10:32