2018-03-16 13:21:00

Në San Giovanni Rotondo në pritje të Papës Françesku


Ditë pritjeje, feste e përgatitjesh të fundit, në San Giovanni Rotondo, në pritje të arritjes së  Papa Françeskut. Etapa e parë e shtegtimit papnor do të jetë Pietrelcina, ku vlojnë gëzimi e përgatitjet e fundit.

Papa i tretë, që vjen për vizitë

Sistemimi i altarit, mbi të cilin Papa do të kremtojë Meshën, flamujtë bardh e verdh, të valëvitur tashmë në erë, punimet e fundit në udhët e lulishtet: gjithçka në San Giovanni Rotondo është në lëvizje. Gjithçka të kujton arritjen e afërme të Papës. Por pamja, që e dëshmon më qartë se përgatitet diçka e gëzueshme, është fluksi i besimtarëve. Françesku është Papa i tretë që vjen këtu, pas Gjon Palit II, më 1987 dhe Benediktit XVI, më 2009, kur, ndërmjet tjerash, u përurua Kisha e re e Shën Piut, në sheshin e para së cilës do të kremtohet Mesha e nesërme.

Festa e të rinjve, në pritje të Papës

Priten ndërmjet 40 e 50 mijë vetë, njofton Stefano Campanella, kryetar i zyrës së shtypit të kësaj Province të fretëve të vegjël kapuçinë; e akoma, 300 të sëmurë, të shoqëruar nga Unitalsi e njëmijë të rinj, të cilët sonte do të jetojnë një çast feste; e pastaj, Mbrëmësorja e kryesuar nga sekretari i përgjithshëm i Konferencës ipeshkvnore italiane, imzot Nunzio Galantino. Të gjithë e gjithçka është në pritje të pasardhësit të Shën Pjetrit, që vjen për të kujtuar njëqindvjetorin e dukjes së plagëve të Atë Piut, frat i përvuajtur, jeta e të cilit kaloi kryesisht në këto dy qyteza, San Giovanni Rotondo e Pietrelcina, për t’u pëhapur, pastaj, në mbarë botën e për t’u bërë gjithnjë më tërheqëse, pesëdhjetë vjet pas vdekjes.








All the contents on this site are copyrighted ©.