2018-03-15 14:05:00

Papa, të rinjve: mos u shkurajoni nga profetët e fatkeqësive


“Aty ku, ndoshta, ekzistonte fara e shkatërrimit, duhet mbjellë fara e rindërtimit”. Është kjo, një nga frazat e videomesazhit në gjuhën spanjolle, dërguar nga Papa për “Familia Grande del Hogar de Cristo” (Familja e madhe e Shtëpisë së Krishtit), e cila, gjatë ditëve të kaluara, kremtoi 10-vjetorin në shenjtëroren mariane të Lujàn, në Argjentinë.

Mikpritja e të rinjve në vështirësi

         Për realitetin, që strehon të rinjtë në vështirësi shoqërore, ose me probleme droge, Ati i Shenjtë uron të vazhdojë t’i ndihmojë të rinjtë, që të kenë një të ardhme. “Aty ku ka probleme, hapet rruga që sjell zgjidhje”, nënvizon Papa: “askush nuk mund të rrijë në Hogar de Cristo pa e hedhur vështrimin drejt së ardhmes, pa shpresë”, sepse aty, në atë strukturë, “zemra hapet për shpresën, mendohet për rindërtimin e jetës, për të rinjtë”.

Mos e lini veten në dorën e profetëve të fatkeqësive

         Prandaj, vetë anëtarët e “Hogar de Cristo” mund ta dëshmojnë këtë shpresë, e cila “i ka rritur si njerëz, si burra, si gra, me vështrimin drejt së ardhmes”. Së fundi, këshilla për të vijuar pa u shkurajuar: “mos u lodhni e mos e lini veten në duart e profetëve të fatkeqësive”, përfundon Papa.








All the contents on this site are copyrighted ©.