Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Ekskluzive: “Papa Françesku. Burrë i fjalës”, paraqitje e filmit të Wenders

Wim Wenders - REUTERS

14/03/2018 14:59

 “As në ëndrrat më të këndshme nuk e kam parë veten duke xhiruar një film për Papën Françesku”: - kështu u shpreh regjisori Wim Wenders, duke paraqitur krijimin e tij të fundit, në të cilin rijetojnë idetë dhe mesazhi i Papës, reforma që deshi dhe përgjigjet e tij për problemet  globale të së sotmes.

Më 13 mars 2013, kardinali i Buenos Ajres, Jorge Mario Bergoglio, zgjidhej i 266-ti Papë i Kishës katolike. I pari Papë i ardhur nga Amerikat; i pari që vinte nga hemisfera e Jugut; i pari jezuit Ipeshkëv i Romës, por sidomos, Papa i parë, që zgjodhi emrin Françesk, pas Françeskut të Asizit (1181-1226), njëri nga Shenjtorët e krishterë dhe reformatorët më të nderuar, i cili ia kushtoi gjithë jetën e vet “Motrës Varfëri” dhe dashurisë së thellë për natyrën e për të gjithë frymorët, që enden në gjirin e “Motrës e Nënës Tokë”.

“Papa Françesku. Burrë i fjalës!”, shkruar e drejtuar nga regjisori tri herë i propozuar për çmimin Oscar, Wim Wenders, është i paracaktuar të jetë, më shumë se film dokumentar mbi jetën, shtegtim personal me Papën Françesku. Pikënisja e projektit ishte dëshira e shprehur nga imzot Dario Edoardo Viganò, prefekt i Sekretarisë për Komunikimin e Selisë së Shenjtë, për të bërë një film me Papën Françesku e jo për Papën Françesku. Në këtë bashkë-prodhim të rrallë me Vatikanin, idetë dhe mesazhi i Papës janë në qendër të doku-filmit, i cili përshkruan punën, që po bëhet për reformën e Atit të Shenjtë dhe përgjigjet e  tij kryesore ndaj sfidave globale të botës së sotme: vdekjes, drejtësisë shoqërore, emigrimit, ekologjisë, pabarazisë lidhur me pasurinë, materializmit dhe rolit të familjes.

Spektatori, sy për sy me Papën

Teknika e marrjes (direct-to-camera) e filmit, i krijon spektatorit mundësinë të jetë sy më sy me Papën, që krijon dialog të gjallë ndërmjet tij - e botës rrethuese. Duke mbledhur pyetjet e bëra nga njerëz të ndryshëm, në situata e faza të ndryshme të jetës, Papa Françesku u përgjigjet bujqve e punëtorëve, refugjatëve, fëmijëve e pleqve, të burgosurve dhe atyre që jetojnë në favelat, lagje të jashtme ose në kampet e refugjatëve. Të gjitha këto zëra e këto fytyra përfaqësojnë një pjesë të njerëzimit, që hyn në dialog me Papën Françesku.

Shtegtimet dhe takimet e Françeskut

Kjo “simfoni pyetjesh” përbën edhe skeletin e filmit, i cili e ndjek Papën edhe gjatë shtegtimeve të tij të shumta rrokull botës, me pamje, që e paraqesin duke u folur Kombeve të Bashkuara, Kongresit të SHBA-ve, me lot në sy ndërmjet njerëzve të mbledhur në Ground Zero e Yad Vashem, Qendër Botërore për kujtimin e Holokaustit në Jeruzalem; kah u flet të burgosurve në burgjet e refugjatëve e në kampet e tyre të Mesdheut. E shikojmë, akoma, duke shtegtuar në Tokën Shenjte (Palestinë e Izrael), në Afrikë, Jug të Amerikës, në Azi…

Një Papë, që e jeton çka predikon

Në  të gjithë filmin, Papa duket sikur e ndan me shikuesin vizionin e  tij për Kishën dhe shqetësimin e pamasë për të varfërit, impenjimin për çështjet ambientale e për drejtësinë shoqërore; thirrjen për paqe në zonat e prekura nga konfliktet e për  dialog ndërmjet feve të ndryshme. Në film duket edhe Shën Françesku, që të kujton emrin e zgjedhur nga Papa, shoqëruar me disa çaste legjendare nga jeta e Shenjtit reformator dhe ekologjist. Në një botë, të pushtuar nga mosbesimi i plotë në botën politike e në njerëzit e pushtetshëm, në një botë në të cilën gënjeshtrat, korrupsioni e tjetërsimi i fakteve janë në rend të ditës “Papa Françesku. Burrë që di ta mbajë fjalën”, na bind se ka edhe nga ata, që e jetojnë, çka predikojnë, që fitojnë besimin e njerëzve të çdo besojme e kulture në botë”.

“Papa Françesku. Burrë që di ta mbajë fjalën” u prodhua nga Wim Wenders me Samanta Gandolfi Branca, Alessandro Lo Monaco (kujto “Ushtria më e vogël e botës), Andrea Gambetta e David Rosier (“Kripa e Tokës). Filmi është prodhim i Célestes Images, Vatican Media, Solares Fondazione delle Arti, PTS Art’s Factory, Neue Road Movies, Fondazione Solares Suiise e Decia Films.

14/03/2018 14:59