2018-03-13 13:06:00

Parolin: Papa Françesku, Papni e gëzimit


Është bashkëpunëtori më i ngushtë i Papës, sekretari i Shtetit, Pietro Parolin. Duke e takuar me rastin e pesëvjetorit të papnisë së Françeskut, e pyetëm cilat janë, sipas tij, karakteristikat kryesore të Magjisterit të Atit të Shenjtë:

“Kaluan pesë vjet; kaluan shpejt, tepër shpejt, me ritmin e shumë ngjarjeve të gëzuara e të trishta. Mbetet i vërtetë fakti se zgjedhja e një Pape dhe Shërbesa e tij, janë gjithnjë dhuratë për Kishën e për njerëzimin.  Ky përvjetor na bën të gjithëve të mendojmë për karakteristikat  e Magjisterit e të veprimtarisë së Papës Françesku. E karakteristika e parë, që të kujton kjo papni, është padyshim gëzimi: “Evangelii gaudium”, “Amoris laetitia”, “Laudato si’”- janë lavde, që lindin nga gëzimi, nga një shpirt përplot me gëzim. E atëhere do të thosha se karakteristika kryesore e kësaj papnie është pikërisht gëzimi, një gëzim që, natyrisht, nuk lind nga çkujdesja, por nga bindja se Zoti të do! Prej këndej, pastaj, buron karakteristika tjetër e kësaj papnie: mëshira, domethënë dashuria personale dhe e plotë që ka Zoti për secilën nga krijesat e veta. E, nga ana tjetër, gëzimi që buron nga detyra për t’ua komunikuar të tjerëve Lajmin mirë të Ungjillit, për t’ua kumtuar shëlbimin e Jezusit. Gëzim i ndarë edhe me të tjerët. Ndërsa vija e tretë më duket se është ajo e Ungjillëzimit, e Kishës në dalje, që duhet t’ua çojë Ungjillin të gjitha krijesave. Më duket se janë këto, thënë me pak fjalë, të paktën për mua, karakteristikat kryesore të kësaj papnie”.








All the contents on this site are copyrighted ©.