Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Benedikti XVI mbi magjisterin e Papës Françesku: “Ndërmjet dy papnive, vazhdimësi e brendshme”

Benedikti XVI dhe Papa Françesku - ANSA

12/03/2018 18:00

Një letër personale e Benediktit XVI mbi vazhdimësinë me papninë e Françeskut. Prefekti i Sekretarisë për Komunikimin, imzot Dario Edoardo Viganò, bëri të njohur letrën, që i ka dërguar Papa i nderit, me rastin e paraqitjes së kolanës “Teologjia e Papës Françesku”, publikuar nga Shtëpia Botuese e Vatikanit (LEV). Sot, u mbajt konferenca e shtypit në Sallën Markoni të selisë së radios sonë.

Benedikti XVI: Papa Françesku është njeri me formim të thellë filozofik e teologjik

         “E përshëndes këtë nismë – shkruan Benedikti XVI – që dëshiron t’i kundërvihet e të reagojë ndaj paragjykimit qesharak, sipas të cilit Papa Françesku qenka vetëm njeri praktik, pa ndonjë formim të veçantë teologjik dhe filozofik, ndërsa unë qenkam vetëm teoricien i teologjisë, që pak kuptoka nga jeta konkrete e të krishterëve të sotëm”.

         Papa i nderit falenderon për dhuratën e 11 librave, shkruar nga teologë me famë ndërkombëtare, pjesë e kolanës, për të cilën kujdeset kryetari i Shoqatës Teologjike Italiane, don Roberto Repole. “Këto vëllime të vogla – shton Benedikti XVI – tregojnë se Papa Françesku është njeri me formim të thellë filozofik e teologjik, prandaj, na ndihmojnë të shohim vazhdimësinë e brendshme ndërmjet dy papnive, pavarësisht nga ndryshimet në stil e në temperament”.

Kolana publikohet në gjuhë të ndryshme

         Gjatë konferencës për shtyp, përgjegjësi i ri editorial i Shtëpisë Botuese të Vatikanit, fra Giulio Cesareo, françeskan konventual, sqaroi se po bëhen bisedime me editorë në të gjithë botën, për publikime në gjuhë të ndryshme. Deri tani, janë nënshkruar marrëveshje për ta botuar kolanën edhe në anglisht, spanjisht, frëngjisht, portugalisht, polonisht e rumanisht.

Kush janë 11 teologët e kolanës?

         Kontributi teologjik i magjisterit të Papës Françesku analizohet në këto 11 vëllime të kolanës nga teologë të njohur. Librat mbajnë firmën e Jurgen Werbrick, Lucio Casula, Peter Hünermann, Roberto Repole, Carlos Maria Galli, Santiago Madrigal Terrazas, Aristide Fumagalli, Juan Carlos Scannone, Marinella Perroni, Piero Coda, Marko Ivan Rupnik.

12/03/2018 18:00