Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Udhëtime e vizita

Papa Françesku në Bashkësinë e Shën Egjidit

Pope Francis attends a meeting with the Community of Sant'Egidio, to mark the 50th anniversary of foundation, at Santa Maria in Trastevere basilica in Rome, Italy, March 11, 2018. REUTERS/Filippo Monteforte/Pool - REUTERS

11/03/2018 17:30

Me rastin e 50-vjetorit të themelimit të Bashkësisë së Shën Egjidit, Papa Françesku shkoi sot pasdite për vizitë në gjirin e kësaj Bashkësie. I nisur nga Shtëpia e Shën Martës, në orën 16.30 ishte në Sheshin e Shën Marisë, në Trastevere.

Nga ky Shesh i drejtoi fjalën Bashkësisë së Shën Egjidit e, pastaj,  kremtoi Liturgjinë.

Gjatë kësaj ngjarjeje, Françesku pati rastin për  një takim të ri me “popullin e Shën Egjidit”, duke nisur nga Andrea Riccardi, që u priu hapave të para të bashkësisë në Romë, për të vijuar me përfaqësi të ardhura nga qytete të ndryshme të Italisë e të mbarë botës, me të rinj, miq të varfër të Bashkësisë, ndërmjet të cilëve, edhe refugjatë të pranishëm këtu përmes korridoreve humanitare, pleq e fëmijë të “Shkollave të Paqes”, njerëz të gjymtë të laboratoreve të artit, të pastrehë, të strehuar nga Bashkësia.

Kujtojmë se kjo e Shën Egjidit është Bashkësi e krishterë, e lindur në vitin 1968, pak pas përfundimit të Koncilit II të Vatikanit, me nismën e Andrea Riccardit, në një lice, në qendër të Romës. Me kalimin e viteve u bë rrjet bashkësish që, në më se 70 vende të botës, me vëmendje të posaçme ndaj periferive e periferikëve, mbledh rreth vetes burra e gra të çdo moshe e gjendjeje, të bashkuar nga lidhjet e vëllazërisë përmes dëgjimit të Ungjillit dhe angazhimit vullnetar, pa asnjë shpërblim, për të varfërit e për paqen.

Lutja, të varfrit, paqja janë pikat kryesore të reflektimit të Bashkësisë.

Lutja, bazuar mbi dëgjimin e Fjalës së Zotit.

Të varfërit si vëllezër e miq të bashkësisë.

Vetëdija se e lufta është nëna e çdo varfërie, prej këndej, angazhimi për të punuar për paqen, për ta mbrojtur ku kërcënohet, për ta siguruar ku mohohet, për të lehtësuar rrugën e edukimit me frymën e saj, ku kjo rrugë  duket e pakalueshme.

Punë për paqe, jetuar si përgjegjësi e çdo të krishteri, me “Shpirtin e Asizit”. Kjo, fryma ungjillore, që i bashkon Shën Egjidasit. E ky edhe lajtmotivi i vizitës së sotme të Atit të Shenjtë.

11/03/2018 17:30