2018-03-11 15:14:00

Bajron Çajd Harold, nga Kënga II (Fragment)


O Shqipëri, ku lindi Iskanderi1

Këng’ e rinisë, fanar i t’urtëve,

dhe Iskanderi tjetër2, që i dërrmoi

Përherë armiqtë me kordh’n e tij kreshnike.

Shqipëri, lejomë të kthej syt’ e mi

Mbi ty, o Nënë e rreptë burrash të egër!

Kryqi po zbret, po ngrihen minaretë

E zbehta hënëz ndrin nëpër lugina,

Mbi pyje me selvi n’agor të çdo qyteti!

Agimi lind; me të po çohen brigjet

E Shqipërisë s’rreptë…

 

1 Aleksandri i Madh

2 Skënderbeu








All the contents on this site are copyrighted ©.