Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Kalendari

Më 9 mars kalendari kujton Shën Françeskën Romake

A picture shows a cross lighted with candles in front of the Santa Francesca Romana basilica before the Celebration of the Way of the Cross on Good Friday on April 18, 2014 near the Colosseum in Rome. AFP PHOTO / VINCENZO PINTO - AFP

09/03/2018 11:02

Me 9 mars Kisha përkujtoi Shën Françeskën romake, rregulltare. Shën Françeska Romake, bijë e një familjeje fisnike, me një shpirt edhe më fisnik, lindi në Romë në vitin e largët 1384. Ndonëse e rrethuar nga pasuria e luksi i familjes, ajo ndjeu që shpejt dëshirën të hynte në kuvend. Nuk mundi ta realizonte këtë dëshirë, sepse në atë kohë për vajzën vendoste familja.

E martuan, pa e pyetur, e megjithatë, gjë që ndodhte tepër rrallë, martesa e saj qe e lumtur. Nusja e re, 13 vjeçe, u rrethua me pasuri, dashuri, nderime, tituj fisnikërie; Zoti e bekoi familjen e e re me tre fëmijë. Po shpejt gëzimet do të ktheheshin në dhimbje. Françeska humbi njërin pas tjetrit, dy fëmijë. I shoqi u plagos rëndë gjatë një ndeshjeje ndërmjet antipapës Gjoni XXIII me mbretin e Napolit, Ladislaun, i cili e pushtoi dy herë Romën. Atëherë ajo e ktheu pallatin në strehë për të varfrit e vetveten, në nënë, motër e bijë të atyre që s'kishin nënë, motër as bijë.

Për ta zgjeruar më tej veprimtarinë e saj, më 1425 themeloi Kongregatën e Motrave Oblate Olivetane të Shën Marisë së Re; tri vjet pas vdekjes së bashkëshortit, bëri kushtet rregulltare e nisi të thirrej Françeska Romake.

Ndërroi jetë më 9 mars 1440. Trupi i saj u vendos në kishën e Shën Marisë së Re, e cila më pas mori emrin e Shën Françeskës. Mbarë Roma qe e pranishme në salikimet e asaj, që e kishte konsideruar të  shenjtë që më të gjallë. Kisha e shpalli shenjte më 1608.

09/03/2018 11:02