Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Ballkani: kardinali Schönborn, “Bosnjë-Hercegovina në BE, shpresë dhe hap jashtë izolimit”

Kardinali i Vjenës, Christoph Schönborn - ANSA

09/03/2018 11:17

Sipas kardinalit të Vjenës, Christoph Schönborn, hyrja e Bonsjë-Hercegovinës në Bashkimin Evropian do të ishte një hap i rëndësishëm për të ardhmen e saj, si në planin politik, ashtu edhe në atë ekonomik. Kardinali e shprehu këtë mendim në takimin me gazetarët, në Sarajevë, ku ipeshkvijtë austriakë janë mbledhur për asamblenë e tyre të përgjithshme. Dje, ata u takuan me disa eksponentë politikë dhe fetarë të vendit.

         Nga perspektiva e Bosnjës, Bashkimi Evropian është shpresë dhe hap jashtë izolimit, nënvizoi kardinali. Ndërsa për Evropën, integrimi i vendit do të sillte përfitime. “Myslimanizmi i Bosnjë-Hercegovinës ka fytyrë evropiane, prandaj do të ishte partner i rëndësishëm për Islamin në Evropë”. Kardinali nuk mungoi të kritikojë “politikën fallco të fuqive të mëdha, që ka shkaktuar ndarje e përçarje jashtëzakonisht të përgjakshme, me viktima e shkatërrime”, duke kujtuar edhe plojën e katolikëve në Bosnjë-Hercegovinë.

         “Mendohet – denoncoi ai – se konflikti mund të zgjidhet duke ndarë e përçarë popullsinë, por njerëzit janë bërë për të jetuar së bashku e njerëzimi njëngjyrësh nuk ka funksionuar kurrë, siç shihet edhe sot në Sarajevë. E kemi për detyrë, përfundoi kardinali i Vjenës, ta rikrijojmë besimin e ndërsjelltë, të cënuar nga lufta. “Nëse fqinjët janë thjesht fqinjë, me e pavarësisht nga ndryshimet fetare, dialogu ndërfetar nuk do të ishte i nevojshëm, sepse do të ishte realiteti i jetës së përditshme”.

09/03/2018 11:17