2018-03-09 11:55:00

Atë Marin Sirdani: “Skanderbegu mbas gojëdhanash”


 Skanderbegu me treqind ushtarë, në Nerzhez (Mali i Mirditës)                                 

Pat hypë në ket mal Skanderbegu, edhe i lshoi syt për me kundruem at dhé të poshtë, ku janë sot Shpella, Proseku, Përlati, Bishkashi e tjera. Tue kundruem vendin, i pyeti ata qi i kishte pasë marrë me vedi e qi e njifshin mirë: “A mund të dijni, or burra, a do gjendet shpí ja kasolle ja njeri për gjatë atyne humbnerave t’atij dheu të poshtë? Jo, t’u njat jeta, - i përgjigjën, as shpi as njeri s’ngjitet atje, përveç kafshësh të kqija e gjithfarë egërsina vallon nper ato vende. (Kishte qênë vend i lám e pyell i mnershëm). Posë m’atë majë mali, atje  larg që shifet e i thonë “Kulmja e Dervenit” e për gjithë mjes shifet ke del tymi. Skanderbegu, atëherë, u lshue teposhtë, e për s’parit i ra atij pyelli, edhe e bâni nji rrugë  për të gjatë e per të gjânë. Mbasi u thellue në male, nuk pánë as qiell as shka kishte pasë falë i Madhi i jetës prej landësh, lisash e ferrash. E mu n’at vend ku âsht sot Rshêni, u ndalue Skanderbegu me ushtrí të vet e tha:

 “Prohè, sa vend i thkell kênka ktu !” e prej aso kohe i mbet emni Thkell, Thkellës së sotshme. U nisën rishtas me kilë vendin e mrrijën mje n’Kulme të Dervenit.

 Kur sosën këtu të lodhë e të këputë si qenë sa prej udhe sa prej mundi, lypën m’u frý me uj, por as krue as gurrë s’u gjet kund; ushtarët atëherë i thanë Skanderbegut:

 “Zot, plasëm edi!” Skanderbegu, i prekun prej ankimit t’ushtrís besnike së lodhme e së mbetme, ra në dy gjuj ku ndodhi, e mbassi u lut, u çue, e prej vendit ke i pat pshtetë gjujt, buroi uj; e Skanderbegu sa e pa se duel uj, tha : “Këtu dalsh, e deri te kamba e mâ t’mbramit ushtar humbatsh”.

            E përnjimend nj’a gjashtëdhetë hapa prej gurrës ky uj humbat.

            Ket uj e thrret vendi edhe sot “Kroj-Skanderbeg”.

  Marrë nga Bota Shqiptare, Tiranë, 1943, fq. 226 








All the contents on this site are copyrighted ©.