2018-03-08 14:43:00

Papa Françesku cakton temën e Sinodit të Ipeshkvijve për Amazonën


Papa Françesku cakton temën e Sinodit të Ipeshkvijve për Rajonin Panamazonik, që do të mbahet në tetor 2019. Ajo do të jetë: “Amazona: udhë të reja për Kishën e për ekologjinë e gjithanshme”. Njoftimin e dha sot Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, e cila informoi edhe se Papa emëroi 18 anëtarët e Këshillit para-sinodal, që do të bashkëpunojnë me Sekretarinë e Përgjithshme në përgatitjen e kësaj asambleje të veçantë. Ndër ta, kryeipeshkvi i nderit i San Paolos në Brazil, kardinali Claudio Hummes; prefekti i Dikasterit për Zhvillimin e Gjithashëm Njerëzor, kardinali Peter Kodwo Appiah Turkson; kryeipeshkvi i Qytetit të Meksikës, kardinali Carlos Aguiar Retes; ipeshkvij, një murgeshë e një laik.








All the contents on this site are copyrighted ©.