Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Kremtime

Papa, i tronditur nga vdekja e imzot Paul Bùi Văn Ɖoc, i kushton Meshën

Imzot Paul Bui Van Doc - L'Osservatore Romano

08/03/2018 15:47

Sot paradite, në Shtëpinë e Shën Martës, Papa ia kushtoi Meshën e mëngjesit prelatit vietnamez Paul Bùi Văn Ɖoc, që ndërroi jetë të martën, në Romë.

“Tronditje e thellë, e jo vetëm për ipeshkvijtë vietnamezë, por edhe Papën”. Kështu shprehet imzot Pierre Nguyên Vân Kham, ipeshkëv i My Tho, në Vietnam dhe sekretar i përgjithshëm i Konferencës ipeshkvnore të vendit aziatik, duke kujtuar vdekjen e imzotit Paul Bùi Văn Ɖoc, kryeipeshkëv i Thành-Phô Hô Chí Minh. Prelati i ndjerë ndërroi jetë papritmas të martën, në Romë, pas një goditjeje në zemër, ndërsa ndodhej në Bazilikën e Shën Palit jashtë Mureve, gjatë vizitës ad Limina të ipeshkvijve vietnamezë. Të hënën e kaluar imzot Pierre, si dhe vetë imzot Paul Bùi Văn Ɖoc u pritën në audiencë tek Papa. Ati i Shenjtë, sot paradite ia kushtoi Meshën e kremtuar në Shtëpinë e Shën Martës, në praninë e ipeshkvijve të Vietnamit, pushimit të pasosur të imzot Paulit.  

Dhimbja e Kishës

Papa e kujtoi ipeshkvin e ndjerë para se të niste kremtimin e Meshës - shpjegon imzot Pierre Nguyên Vân Kham - për të ndarë dhimbjen e këtij lajmi kaq të trishtuar me ipeshkvijtë vietnamezë. Të lutemi së bashku për izmot Paul. Ishte këtu, në Romë me ipeshkvijtë vietnamezë për vizitë ad Limina. Një ditë para vdekjes së tij, u takuam me Papën, të nesërmen ndërroi jetë papritmas. Pikërisht për këtë ishte tronditje e fortë për të gjithë!

08/03/2018 15:47