2018-03-07 16:38:00

Vdiq papritmas ipeshkvi vietnamez, imzot Paul Bui Van Doc


Kryeipeshkvi i Hôchiminh-ville, imzot Paul Bui Van Doc, u shua mbrëmë, në Romë, pas një goditjeje në zemër, në Spitalin e Shën Kamilit. Të hënën e kaluar u takua me Papën.

Ishte në Romë, së bashku me ipeshkvijtë vietnamezë për vizitën ad Limina, që nisi më 2 e do të vijonte deri më 11 mars. Po nuk mundi ta përfundonte e të kthehej përsëri në atdhe. Po vizitonte Bazilikën romake të Shën Palit, kur u takua me vdekjen. I shtruar me urgjencë në spitalin e mirënjohur të Shën Kamilit, ndërroi jetë dje, në orën 22.15.








All the contents on this site are copyrighted ©.