Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Audienca dhe Engjëlli i Tënzot

Papa për Lutjen eukaristike: të bëhet gjithë jeta aksion hiri

Papa në audiencën e përgjithshme - AP

07/03/2018 13:31

Në katekizmin e audiencës së sotme të përgjithshme, Papa Françesku u shpjegoi shtegtarëve Lutjen eukaristike, zemër e Meshës shenjte. Pastaj kujtoi Lojërat Paraolimpike Dimërore në Kore, duke uruar të favorizojnë ditë paqeje e gëzimi.

Audienca e përgjithshme e së mërkurës sot u mbajt në Sallën e Palit VI një herë, e pastaj edhe në Bazilikën e Shën Pjetrit,  për shkak të shiut, që  vijon të reshet prej ditësh mbi Romë. Tema ishte Lutja eukaristike, çast kryesor i Meshës, që arrin kulmin me Kungimin shenjt. Papa vijoi, kështu, katekizmin e tij  kushtuar kuptimit më të thellë të vetë Meshës.

Të falënderojmë, sipas shembullit të Jezusit

Lutja - kujtoi Françesku - përkon me “falënderimin e Jezusit mbi bukën e mbi kelkun e verës, në Darkën e Mbrame”. Kuptimi i kësaj lutjeje, është që e gjithë asambleja e besimtarëve të bashkohet me Krishtin për të madhëruar veprat e Zotit dhe për të ofruar flinë”.

Në bukë e në verë, prania e vërtetë e Krishtit

Lutja eukaristike - shpjegoi Papa - përbëhet nga disa elemente: nga hyrja, që është falënderim drejtuar Zotit për dhuratat e Tij, thirrja “Shenjt, Shenjt Shenjt”, zakonisht e kënduar e, së fundi, lutja drejtuar Shpirtit Shenjt që, nën dukjen e lëndës së bukës e të verës, të bëhet vërtet i pranishëm Korpi e Gjaku i Krishtit. Prani për të cilën Jezusi ka qenë krejt i qartë.

Është vetë Jezusi, që e tha këtë. E ne nuk duhet të merremi me mendime të çuditshme: “Po si, si mund të ndodhë një gjë që…”. Është Korpi i Krishtit. Vjen feja e na ndihmon ta besojmë. Sepse është “misteri i fesë”, siç e themi pas shugurimit të hostes.

Në Lutjen eukaristike Kisha lutet për të gjithë

Kisha - shpjegoi akoma Françesku - dëshiron të bashkohet me Krishtin, duke u bërë me Të një korp i vetëm e një shpirt i vetëm. “E ky është hiri dhe fryti i Kungimit sakramentor: ushqehemi me Korpin e Krishtit, për t’u bërë, ne që e hamë, Korpi i Tij i gjallë sot, në botë”.

Një korp, Kisha, që lutet për të gjithë, në bashkim me Papën e me ipeshkvijtë e edhe me gjithë të vdekurit. “Askush e asgjë nuk harrohet në Lutjen eukaristike, por gjithçka rikthehet tek Zoti” - nënvizoi Papa.

Askush nuk harrohet. E nëse unë kam ndokënd, të afërm a mik, që ka ndonjë nevojë, apo ka kaluar nga kjo botë në tjetrën, mund ta kujtoj me emër në këtë çast, shpirtërisht, në heshtje, ose të kërkoj që emri i tij të përmendet. “Ah, atë, po sa duhet të paguaj, që të më kujtohet emri?”. “Asgjë! A e kuptove? Asgjë!”. Mesha nuk paguhet. Mesha është flijimi i Krishtit, i atij Krishti, që dhuron falas gjithçka, deri jetën. Shëlbimi është falas. Nëse ti dëshiron të bësh një lëmoshë, bëje, por jo për të paguar. Kjo duhet ngulur mirë në kokë. Falas!

Të bëhet tërë jeta “eukaristi”

Lutja eukaristike - pohoi në përfundim Papa - na mëson të kultivojmë tri mënyra sjelljeje, që nuk duhet t’u mungojnë kurrë dishepujve të Krishtit.

Së pari, duhet të mësojmë të falënderojmë, në çdo kohë e në çdo vend. E jo vetëm në disa raste, vetëm kur gjithçka shkon mirë; së dyti, ta bëjmë jetën tonë dhuratë dashurie, të lirë, pa shpërblim; së treti, të ndërtojmë bashkimin konkret, në Kishë e me të gjithë. Pra, kjo lutje qëndrore e Meshës na edukon, pak nga pak, ta bëjmë tërë jetën “Eukaristi”, domethënë, aksion hiri.

Thirrje për Lojërat Paraolimpike Dimërore

Si përfundoi katekizmin, Papa përshëndeti shtegtarët në gjuhë të ndryshme. Duke folur italisht, Françesku kujtoi Lojërat Paraolimpike Dimërore, që do të hapen pas dy ditësh në PyeongChang të Koresë së Jugut, ku kohët e fundit u zhvillua Olimpiada, që tregoi se sporti mund të ndërtojë ura ndërmjet vendeve në konflikt e të japë kontribut të vlefshëm për perspektivën e paqes ndërmjet popujve:

“Lojërat Paraolimpike,  për më tepër, vërtetojnë se përmes sportit mund të kapërcehen edhe kufizimet. Sportistët e sportistet paraolimpike janë për të gjithë shembull guximi, qëndrueshmërie, ngulmimi, për të mos lejuar që të mposhtemi nga kufizimet. Sporti duket, kështu, shkollë e madhe e përfshirjes, por edhe e frymëzimit për jetën dhe e angazhimit për shndërrimin e shoqërisë”.  

07/03/2018 13:31