2018-03-07 16:35:00

24 orë për Zotin. Thirrje e Papës: kisha hapur për rrëfimet


Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa Françesku, para përshëndetjeve në gjuhën italiane, kujtoi se të premten, më 9 mars, në Bazilikën e Shën Pjetrit, do të kremtojë “liturgjinë pendestare për nismën tradicionale ’24 orë për Zotin’”.

“Uroj – u bëri thirrje besimtarëve – që kishat tona të mbeten hapur gjatë për të pritur të gjithë ata, që duan të përgatiten për Pashkët Shenjte, duke kremtuar Sakramentin e Pajtimit e, duke provuar kështu, mëshirën e Zotit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.