Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Mesazhi i Amoris laetitia. Diskutim vëllazëror e të rejat nga Vatikani

Kardinali Pietro Parolin - ANSA

06/03/2018 14:42

Sot, pranë Auditorit Antonianum, në Romë, Kongregata për Institutet e Jetës Rregulltare dhe Shoqëritë e Jetës Apostolike paraqiti vëllimin e titulluar “Ekonomia në shërbim të karizmës dhe misionit”, botuar nga Shtypshkronja e Vatikanit (Lev). Këto vitet e fundit shumë Institute të Jetës Rregulltare dhe Shoqëri të jetës apostolike u detyruan të përballojnë probleme të natyrës ekonomike. Duke pasur parasysh këtë situatë, Kongregata i nxit institutet të bëhen më të vetëdijshme  për rëndësinë   që kanë problemet e ekonomisë, duke i pajisur me kritere e udhëzime  praktike për mbarështimim e mjeteve të jetesës. Në këtë kontekst u zhvilluan kohët e fundit dy simpoziume ndërkombëtare, kushtuar pikërisht këtij problemi, që hartuan edhe Vijat Orientuese për Drejtimin e pasurive të Instituteve të Jetës Rregulltare dhe Shoqërive të Jetës Apostolike si dhe dokumentin aktual. Punimet u kryesuan nga kardinali Braz de Aviz, prefekt i dikasterit.

Në Romë, pranë sallës “Marconi” të Radios sonë, kardinali Walter Kasper, kryetar nderi i Këshillit Papnor për nxitjen e bashkimit të të krishterëve, së bashku me imzot Vincenzo Paglian, kryetar i Akademisë Papnore për Jetën si dhe kancelar i madh i Institutit Papnor Gjon Pali II, paraqitën librin “Mesazhi i Amoris laetitia. Diskutim vëllazëror”.

U mbajt sot, në Romë, Mbledhja plenare e Komisionit ndërkombëtar katolik për emigracionin, me temë: “Të rindërtohet dinjiteti e të frymëzohet ndryshimi”. Ndërmjet referuesve, kardinali Pietro Parolin, sekretar i Shtetit të Vatikanit, si dhe kardinali Peter Turkson, Prefekt i Dikasterit për Zhvillimin e Gjithanshëm Njerëzor. Të enjten, më 8 mars, audienca me Papën Françesku.

06/03/2018 14:42