2018-03-06 12:57:00

Anton Berisha: Kosova është vend me perspektiva të mëdha


Kosova sivjet shënon 10-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së saj. Shteti më i ri i Evropës, që më 17 shkurt të vitit 2008 shpalli pavarësinë, çka u arrit në bashkëpunim dhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve e, natyrisht me përpjekjen e popullit, vazhdon me proceset e ndryshme të një shoqërie demokratike e pluraliste. Për këtë, Kosova kanë ende rrugë për të bërë dhe sfida që presin përgjigje, po ta dëgjojmë zëvendës ministrin e Jashtëm Anton Berishën, sipas të cilit Kosova është vend me perspektiva të mëdha... 

Vendi, gjatë këtyre viteve ka konsoliduar gradualisht strukturën e vet shtetërore dhe institucionale, përmes një programi reformash me frymë demokratike; ka nënvizuar perspektivën a vokacionin e tij evropian përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit me BE-në; merr tashmë pjesë në organizata të ndryshme ndërkombëtare; vazhdon dialogun me Beogradin e punon për çështje tjera si demarkacioni, por edhe për një të ardhme më premtuese për të rinjtë e gjithë qytetarët.

Sigurisht, mbeten akoma jo pak sfida dhe çështje që kërkojnë zgjidhje nga shtetit më i ri evropian dhe nga komuniteti ndërkombëtar. Krahas shumë sfidave të mëdha që ka ende para vetes, në rrugën e saj drejt integrimeve euro-atlantike, Kosova ka shënuar edhe një progres të dukshëm në shumë fusha.

Sigurisht, me shpalljen e pavarësisë, para 10 vjetësh, u vendos gur-themeli i një procesi të gjatë, që vazhdon e do të  vazhdojë, për t’i mundësuar Kosovës të jetë sa më shpejt vend dhe pjesë e familjes së madhe evropiane.

 








All the contents on this site are copyrighted ©.