Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Bota \ Bota shqiptare

Atë Marin Sirdani: Lindja e Skenderbeut

Skënderbeu - RV

05/03/2018 18:46

Na e dijmë se, ndër male t’ona, për nji burrë të tepruem, për nji div a kreshnik, thonë se lén drangue. Nji njeri këso dore e falë Zot’ynë të pështjellun me nji pëlhurë të hollë, si shark bolle, me fletë nën sjetulla, i ep nji fuqí të mbinatyrshme. Kështu, mbas gojëdhanas, u lé edhe Skanderbegu.

Pak dit para se t’a falte Zoti këtë, e ama pau n’andërr se u shkep nji hyll prej qielli, e tue u ulë kadalas, u drejtue kah ajo, e cila, bâ me u zmbrapë për me i lëshuem vend, u shndërrue në nji foshnje për bukurí. I u dha asaj atëherë m’u avitë për m’e marrë ngrykë e m’e puthë, por i doli gjumi, e u kujtue se kishte qênë n’andërr.

 Verté nuk kaloi shum kohë mbas asaj andrre e i fali Zot’ynë nji djalë fort të hijshëm, veshë me nji këmishë të hollë, nën krah të djathtë  të  shkrueme nji shpatë, nën sjetulla dy lagje fletë e në báll kunorën.

 Porsa nisi me ndêjë tá, shkonte rrshanas me prekë armët e t’et, e mundohej me ato duer të njoma me i përdorë; e ndër lojë, në sa ishte endé foshnje, ishte aq i gjallë, sa mëzi ia dilshin vllazënt, me gjithëse ishin shum mâ të mdhaj. Cilsít e pashoqe qi kundroheshin në të, bânë me ngrehë sýt e gjithkujt qi e njifte kah ai, e përgëzoheshin me prindët e tij.

 Mjerisht, ky fëmi i bindshëm, nuk qe gëzim i prindvet veç për pak vjet, përse kur Turku pushtoi për të parën herë Mat e Dibër, u ngushtue  i ati me ua dhânë peng, e çue n’Adrene, ku u rrit nen sý të mbretit. Me tê shkuen edhe njizeteepesë Matjanë e aq Dibranë, të cilvet i u desht me u shtî faqe muhamedanë, por tinëz rekeshin me mbajtë besimin e të parvet e me ia pasë kujdesin foshnjes së Kastriotit.

 Marrë nga Bota Shqiptare, Tiranë, 1943, fq.  208

 

 

05/03/2018 18:46