2018-03-04 08:00:00

Përfundoi dje në Tiranë, Kongresi evropian për Thirrjet: flet don Gjovalin Simoni


Përfundoi dje në Tiranë, Kongresi evropian për Thirrjet, organizuar nga Këshilli i Konferencave Ipeshkvnore të Evropës (CCEE). Nga 28 shkurti më 3 mars, rreth 50 delegatë të baritorisë së thirrjeve për t’iu kushtuar Zotit, diskutuan mbi gjendjen aktuale vokacionale në kontinentin e vjetër dhe për mënyrën e re me të cilën Kisha duhet t’u drejtohet të rinjve, që t’i përgjigjen thirrjes së Zotit për t’u bërë meshtarë apo rregulltarë. Pjesëmarrësit studiuan dokumentin kishtar “Në Fjalën tënde”, që ka të bëjë pikërisht me thirrjet, duke dhënë ide e propozime për t’ia përshtatur kohës. Më hollësisht, të dëgjojmë drejtorin e Qendrës Kombëtare për Thirrjet në Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë, don Gjovalin Simoni, në intervistën e don David Xhuxhës… 

Të premten pasdite, pjesëmarrësit e Takimit për thirrjet shkuan në Shkodër, ku vizituan shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë, katedralen e shën Shtjefnit dhe muzeun dioqezan. Më pas, pasi panë sheshin në qendër të Shkodrës, shkuan në ish-burgun e Sigurimit, tashmë muze, pranë kuvendit të motrave klarise, për të kujtuar në ç’gjendje e nën ç’tortura e ruajti fenë populli shqiptar. Në orën 19.00, kremtimi eukaristik i kryesuar nga kryeipeshkvi metropolit i Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra.








All the contents on this site are copyrighted ©.