Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Audienca dhe Engjëlli i Tënzot

Papa në Engjëllin e Tënzot: mos t’i bëjmë treg shpirtin e shtëpinë e Zotit

Papa në lutjen e Engjëllit të Tënzot

04/03/2018 13:36

“Nuk duhet të jetojmë për leverdinë tonë e për të mbrojtur interesat tona, por për lavdinë e Zotit, që është dashuri”. Kjo, nxitja e  Papës Françesku i cili, në lutjen e Engjëllit të Tënzot, reflektoi mbi faqen e Ungjillit të sotëm, në të cilën e shikojmë Jezusin duke i dëbuar sarafët nga tempulli. E duke i qortuar rreptësisht: “Mos e bëni  treg shtëpinë e Atit tim!”.

Gjë tepër e keqe, kur Kisha rrëshqet aq, sa ta bëjë shtëpinë e Zotit, treg! Këto fjalë na ndihmojnë të largohemi nga rreziku që shpirti ynë, banesë e Zotit,  të bëhet pazar. E aty të merremi vetëm me llogaritë tona, me fitimet tona, me paratë tona, në vend që të duam me dashuri bujare e solidare. Ky mësim i Jezusit është gjithnjë aktual, e jo vetëm për bashkësinë kishtare, por edhe për çdo njeri, për bashkësinë civile e për mbarë shoqërinë.

“Është i zakonshëm, në të vërtetë, tundimi për të përfituar nga veprimtaritë e mira, nganjëherë të detyrueshme, e për të kultivuar interesa private, edhe të paligjshme - vijoi Papa - duke kujtuar, në vijim, se Jezusi përdor mënyra e fjalë tejet të forta për të na e shkundur ndërgjegjen, që të shpëtojmë nga ky ‘rrezik vdekjeprurës’, rrezik i zi, sidomos kur për të përdoret vetë Zoti dhe kulti, që i duhet bërë, apo shërbimi ndaj njeriut, shëmbëllim i Tij”.

Një veprim tipik për profetët

Jezusi i dëbon tregtarët nga Tempulli pak para Pashkëve; veprim, ky, që ngjall armiqësi tek ata që kamxhikun në dorë të Zotit e shikojnë si kërcënim për interesat e tyre ekonomike. Gjithsesi,  fshikullimi i kamxhikut nuk duhet parë si  përdorim dhune, por si “veprim tipik i profetëve” të cilët shpesh herë i denonconin haptas, në emër të Zotit, shpërdorimet e teprimet, që shikonin përreth tyre.

Kulti i dashurisë

“E do të ishte pikërisht zelli për Atin e për shtëpinë e Tij”, që do ta çonte Jezusin deri në kryq, deri në flijimin e vetvetes. Prej këndej, zelli i dashurisë nuk është “zell i rremë”, nuk është ai lloj zelli, "që pretendon se mund t’i shërbehet Zotit  me anë të dhunës”. Me Pashkët e Jezusit nis një kult i ri, “kulti i dashurisë”, në “Tempullin e ri, që është Ai vetë” - përfundoi Papa - duke i nxitur të gjithë ta jetojnë këtë kohë Kreshmësh si rast i mirë “për t’i dëbuar tregtarët nga Tempulli i zemrave”, domethënë,  “për të dëbuar nga shpirti çdo lloj idhujtarie”.

04/03/2018 13:36