Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Mbledhje plenare e Komisionit për Amerikën Latine kushtuar gruas

Gruaja në Kishë - RV

02/03/2018 15:47

“Gruaja, shtyllë në ndërtimin e Kishës e të shoqërisë në Amerikën Latine”  është tema e zgjedhur nga Papa Françesku për Asamblenë e ardhshme plenare të Komisionit Papnor për Amerikën Latine (Cal), që do të mbahet në Vatikan, nga 6 deri më 9 mars 2018.

Nuk na çudit kjo zgjedhje e Papës, ngaqë jehojnë akoma fjalët e tij drejtuar 60 ipeshkvijve latinoamerikanë, mbledhur nga Celam, në Bogota: “Shpresa, në Amerikën Latine, ka fytyrë gruaje! Është angazhim serioz ta kuptosh, ta respektosh, ta vlerësosh, ta promovosh forcën kishtare e shoqërore të vlerave që realizojnë gratë. Pa to, Kisha e Kontinentit do ta humbiste forcën për të rilindur vazhdimisht. Përmasa femërore e shëlbimit kalon nga Maria, nga Kisha, nga nënat e nga gjyshet.

02/03/2018 15:47