Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Audienca dhe Engjëlli i Tënzot

Papa: të lutemi për tokën e martirizuar të Sirisë

Papa në audiencën e përgjithshm - REUTERS

28/02/2018 12:48

Papa vijon të mendojë për Sirinë, Tokën Shenjte dhe Lindjen e Mesme. Pas thirrjes të së dielës, gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, e edhe në përshëndetjet e sotme, në përfundim të audiencës së përgjithshme, Françesku u lut përsëri për këtë tokë, të cilën nuk ngurroi për asnjë çast ta quante “tokë e martirizuar”.

Lutja për vëllezërit në luftë dhe të krishterët e persekutuar

“Duhet të lutemi për këta vëllezër, që janë në luftë”- tha, duke folur lirisht pas përshëndetjes në gjuhën arabe - për ta e edhe për të krishterët e persekutuar, që detyrohen të ikin nga kjo tokë.

Luftë, që s’di të pushojë

Në lutjen mariane të së dielës së kaluar, Papa kujtoi me dhimbje “Sirinë e dashur e të martirizuar, ku lufta shpërtheu përsëri, posaçërisht në Ghoutën lindore, duke nënvizuar se muaji shkurt ishte një nga më të dhunshmit ndër shtatë vitet e konfliktit! Nuk mund të luftohet e keqja me një të keqe tjetër - pohoi - e, në vijim bëri thirrje të ngushtshme që të marrë fund menjëherë dhuna, të hapet rruga për arritjen e ndihmave humanitare - ushqim e ilaçe - e të evakuohen të plagosurit e të sëmurët. 

Armëpushimi

Në zonë, pas mobilizimit ndërkombëtar të orëve të fundit, vijon një “pauzë humanitare”, që do të duhej t’u krijonte civilëve kushtet për t’u larguar nga zona e luftimeve, por, për fat të keq, po sinjalizohen disa shkelje.

28/02/2018 12:48