Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Jeruzalem: hapet kisha e Varrit të Jezu Krishtit pas pezullimit të taksave

Besimtarët në Varrin e Krishtit - AFP

28/02/2018 14:29

Siç u njoftua dje, kisha e Varrit Shenjt u rihap në orën 04.00 lokale, pra, në mëngjesin e sotëm, pas tri ditësh me dyer të mbyllura. Sipas dëshmive nga vendi, ajo u mbush menjëherë me shtegtarë.

         Vendimi për ta rihapur kishën u mor pasi kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu, pezulloi si tërheqjen e taksave të prapambetura, kërkuar nga komuna e Jeruzalemit, ashtu edhe shqyrtimin parlamentar të ligjit për shpronësimin e terreneve të shitura nga Kishat, privatëve. Dy masa, që i nxitën Kishat e krishtera të protestonin. Taksat e prapambetura, që kërkonte komuna, arrijnë në 53 milion euro e kanë të bëjnë me pasuritë e kishës, që nuk janë vende kulti. Në Qytetin Shenjt, të krishterët janë pakësuar tashmë në rreth 10 mijë vetë e taksimi i ri ishte goditje tjetër kundër tyre.

28/02/2018 14:29