Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Audienca dhe Engjëlli i Tënzot

Papa: altari i parë i krishterë ishte ai i Kryqit

Papa në audiencën e përgjithshme

28/02/2018 13:37

“Kur i afrohemi altarit, për të kremtuar Meshën, kujtesa jonë shkon menjëherë tek altari i Kryqit, ku u krye flijimi i parë”. Në audiencën e sotme të përgjithshme Françesku foli për Liturgjinë eukaristike, e pikërisht, për paraqitjen e dhuratave, duke vijuar katekizmin kushtuar Meshës Shenjte. Takimi tradicional i së mërkurës, siç e shpjegoi vetë Papa, nuk u zhvillua, si zakonisht, në Sheshin e Shën Pjetrit, për shkak se këto ditë në Romë po bën shumë të ftohtë. Takimi kryesor u mbajt në Sallën e Palit VI, ndërsa një grup besimtarësh, mbledhur në Bazilikën e Vatikanit, e ndoqi katekizmin nga ekranet.

Altari i parë është ai i Kryqit

Përgatitja e dhuratave është pjesa e parë e Liturgjisë eukaristike. Domethënëse dhe rëndësishme, prandaj, që “bukën dhe verën” t’ia sjellin Meshtarit besimtarët, si “ofertë shpirtërore e Kishës, mbledhur aty për Eukaristinë”. “Qendra e Meshës, pra “është altari, e altari është Krishti”. Papa Bergoglio sqaroi se “jeta e besimtarëve, vuajtja, lutja, puna e tyre,  bashkohen me ato të Krishtit, me dhurimin e Tij të plotë, e, në këtë mënyrë, fitojnë vlerë të re.

Zoti jep shumë e kërkon pak

Buka dhe vera simbolizojnë dhurimin e jetës, “me qëllim që të shndërrohet nga Shpirti Shenjt në flijimin e Krishtit e të bëhet, me Të, një ofertë e vetme shpirtërore, e pëlqyer nga Ati”. Zoti “na jep shumë” - shtoi Papa Françesku. E “na kërkon pak”: na kërkon, në jetën e  përditshme, vullnet të mirë; na kërkon zemër të hapur, na kërkon dëshirë për të qenë zemërbutë e të përvujtë.

Përshpirtëria e dhurimit të vetes

Posaçërisht në këtë kohë Kreshmësh, Papa uron që të gjithë dishepujt e Krishtit të mund ta kultivojnë “përshpirtërinë e dhurimit të vetvetes”, të cilën na e mëson ky çast i Meshës. Me zemër të hapur për pushtetin e Zotit, është e mundur të gjejmë kuptimin e ditëve tona, t’i jetojmë plotësisht marrëdhëniet me të tjerët, gjërat që bëjmë, vuajtjet që hasim. “E edhe të japim ndihmesën tonë për ta ndërtuar qytetin tokësor në dritën e Ungjillit”.

28/02/2018 13:37