2018-02-25 10:07:00

Papa viziton famullinë kishtare në periferi të Romёs, Ponte Mammolo


Vizita pastorale, sot pasdite, e Papёs Françeskut në famullinë romake të Shёn Gjelazit I Papё në periferi të Romës, nё Ponte Mammolo-Rebibbia, pritet me gёzim tё madh nga tё gjithё besimtarёt e komunitetit dhe qytetarёt e zonёs.

Don Giuseppe Raciti, famullitar i Kishës së Shёn Gjelazit I Papё: ne jemi të vegjël, të varfër nё mjete e burime, por kemi njё pasuri tё jashtëzakonshme në njerëz. Vizita baritore e Papës Françesku në famullinë tonë kishtare - shton meshtari - është një dhuratë që tashmë ka sjell frytet e saj të para.

Gjatë vizitës, Papa Bergoglio do t’i takojё fëmijët, tё rinjtë e katekizmit, të rinjtë e oratorit tё famullisё kishtare, familjet, të sëmurët, të moshuarit, të varfrit si dhe operatorët e qendrës së Karitasit.

Gjatë vizitës baritore, Ati i Shenjtë Bergoglio ka gjithashtu nё program edhe njё takim me dy të rinj, 18 vjeç e 25 vjeç, që vijnë nga Republika e Gambia-s. Pas rrëfimit të disa besimtarёve tё kёsaj famullie, në orën 18:00, Papa do të kryesojë liturgjinë Eukaristike (Meshёn) nё tё cilёn do tё marrin pjesё tё gjithё.

Famullia i është besuar familjes kishtare Misioni Kishë-Botë, një realitet kishtar, anëtarët e të cilit përpiqen të nxisin rinovimin e përforcimin e shërbimit baritor të famullisë duke ndjekur shtigjet e sugjerimet e Koncilit tё Vatikanit II nё veprimtarinë ungjillëzuese. Themeluar më vitin 1972, famullia kishtare e Shёn Gjelazit I Papё gjendet në mesin e pallateve nё Ponte Mammolo-Rebibbia,  nё periferi tё Romёs, jo larg nga burgu romak i Rebibbia-s. Kisha e Shёn Gjelazit I frekuentohet shumë nga qindra besimtarë. Ka edhe shumë të rinj që, çdo ditë, janë të përfshirë në veprimtaritё e ndryshme tё oratorit.

Për të pritur Papёn Françeskun do të jetë, ndër të tjerё, edhe famullitari don Giuseppe Raciti, i cili flet për realitetin e famullisë së tij:

“Unë jam famullitar i komunitetit kishtar të Shёn Gjelazit, qё do të vizitohet nga Papa Françeskut. Kjo vizitё papnore ёshtë një dhuratë qё pritet prej vitesh nga ky komunitet, sepse në 46 vjetёt e jetës së kёsaj famullie kishtare kurrë nuk ështё vizituar nga njё Papё. Komuniteti është shumë i emocionuar, e pret me dashuri e me padurim këtë dhuratë. Vizita e Papёs Bergoglio ёshtë një dhuratë që është duke dhёnё rezultatet e saj: famullia kishtare kёtu konsiderohet si shtëpi e jonë, tё gjithё marrin pjesё pёr mirëmbajtjen dhe mirëvajtjen e saj e nё kёtё rast edhe për ta rregulluar në maksimum, për vizitёn e Papёs. Pra, mrekullia e parë e kësaj vizite tё Papёs Françesku ёshtё mobilizimi i përgjithshëm i njerëzve, të cilёt, pa dallim sё bashku ndjehen krenarё qё i përkatësin kёtij komuniteti qё po vizitohet nga Papa, pёr ne ёshtё edhe njё nderim e njё vlerёsim i veçantё”.








All the contents on this site are copyrighted ©.