Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Audienca dhe Engjëlli i Tënzot

Papa në Engjëllin e Tënzot: shndërrimi na ndihmon t’i kuptojmë Pashkët e Jezusit

Sheshi i Shën Pjetrit në Engjëllin e Tënzot - RV

25/02/2018 14:19

Para Engjëllit të Tënzot, Papa komentoi Ungjillin e shndërrimit të Jezusit të së Dielës së dytë të Kreshmëve. Dishepujt e panë Zotin, ashtu si do të ishte pas mundimeve: lavdiplotë. E kështu Krishti i përgatit, e na përgatit, për provën e madhe.

Shndërrimi i Jezusit para dishepujve, është dukje, që i paraprin Pashkëve. I  ndihmon dishepujt, e edhe ne, të kuptojmë se mundimet e Krishtit nuk janë mister vuajtjeje, por sidomos dhuratë e dashurisë së pafundme të  Jezusit. Kështu u shpreh Papa Françesku në lutjen e sotme të Engjëllit të Tënzot,  duke folur për episodin e treguar nga Marku në Ungjillin  e kësaj së dieleje të dytë të Kreshmëve.

Nuk është Mesi i fuqishëm, por shërbëtor i përvuajtur i Zotit

Ungjilli tregon se dishepujt u prekën thellë, kur vetë Krishti u dha kumtin tronditës të mundimeve dhe të ngjalljes së Tij. Ata nuk nuk mundnin, e as nuk donin ta pranonin idenë se Jezusi do të masakrohej nga krerët e edhe nga populli e pastaj, edhe do të mbytej. Nuk mundeshin! Sepse prisnin një mesi të fuqishëm e sundues, ndërsa Jezusi paraqitet para tyre si shërbëtor i butë e i përvujtë i Zotit e i njerëzve, që duhej ta flijonte jetën, duke kaluar përmes udhës së persekutimit, të vuajtjes, të vdekjes.

E si mund të shkosh pas një Mësuesi e Mesie, jeta tokësore e të cilit do të përfundonte në këtë mënyrë? Përgjigjen na e jep pikërisht shndërrimi, që i paraprin Pashkëve të Ngjalljes.

Kështu Jezusi merr me vete Pjetrin, Jakobin e Gjonin e, duke u ngjitur mbi një mal të lartë, u tregon atyre lavdinë e Tij. Lavdi e Birit të Zotit. Kështu i përgatit dishepujt të mos i lëshojë zemra, kur ta shikojnë të gozhduar mbi kryq. Sepse e panë si do të ishte pas mundimeve: i mbuluar me lavdi! E kështu, pra, Jezusi i përgatit për provën e madhe!

Shndërrimi i ndihmoi dishepujt e na ndihmon edhe ne, të kuptojmë se mundimet e Krishtit nuk janë mister vuajtjeje, por sidomos dhuratë e dashurisë së pafundme të Jezusit. Shndërrimi i Jezusit na bën ta kuptojmë më mirë edhe ngjalljen e Tij.

Mundimet, dhuratë dashurie

Pa shndërrimin dhe fjalët e Zotit “Ky është Biri im, i dashuri”- sqaroi Papa - ngjallja dhe misteri i Pashkëve të Jezusit nuk do të mund të kuptoheshin aq lehtë. Kështu dishepujt e dinë se Ai që mundohet, e pastaj  Lumnohet, nuk është vetëm njeri, por sidomos, Bir i Zotit.

Dishepujt - përfundoi Françesku – janë të thirrur ta ndjekin Mësuesin me besim e shpresë, pavarësisht nga vdekja e Tij, “sepse natyra hyjnore e Jezusit duhet të duket pikërisht mbi kryq, pikërisht duke vdekur në këtë mënyrë”. T’ia besojmë veten ndihmës amtare të Marisë, krijesë njerëzore e shndërruar shpirtërisht nga hiri i Krishtit, për të vijuar me fe e bujari udhën e Kreshmëve.

25/02/2018 14:19