2018-02-23 18:29:00

Papa: tjetër murgeshë, zv-sekretare në Dikasterin e rregulltarëve


Papa Françesku emëroi një grua tjetër, zv-sekretare të Kongregatës për Institutet e Jetës Rregulltare dhe Shoqëritë e Jetës Apostolike. Është fjala për motër Carmen Ros Nortes, murgeshë spanjolle e Zojës së ngushëllimit, që deri tani, ka qenë punonjëse e të njëjtit dikaster. Ajo është gruaja e dytë, që emërohet si zv.sekretare, pas motrës Nicoletta Vittoria Spezzati, 70 vjeç, murgeshë italiane e Adhurueseve të Gjakut të Krishtit.

Spanjollja, që i ka mbushur para pak kohësh 64 vjeç, është lindur më 20 dhjetor 1953 në Espinardo të Murcias, në Spanjë. Ka kryer disa detyra në Kongregatën e saj dhe ka qenë misionare në Korenë e Jugut. Ka filluar punë në Kongregatën e rregulltarëve më 1 janar 1992 e deri tani, ka mbuluar detyrën e Ndihmëses në udhëheqje, përveç detyrave të tjera të mëparshme. Është mësuese në “Studium” të të njëjtit dikaster.








All the contents on this site are copyrighted ©.