2018-02-22 14:48:00

Festa e Katedrës së Shën Pjetrit. Kardinali Komastri: ta mbështesim Papën në misionin e tij


Sot, 22 shkurt, kremtohet Solemniteti i Katedrës së Shën Pjetrit. Është ditë  feste, në të cilën falënderohet Zoti për misionin e mësuesit e të bariut besuar nga Krishti Apostullit. Kardinali Angelo Comastri, Kryeprift i Bazilikës Papnore, flet për kuptimin dhe simbolikën e saj.

Katedra e Shën Pjetrit është relike shumë e lashtë. Vjen në kohët tona që nga shekujt e parë të krishterimit e ruhet në Bazilikën e Vatikanit,  në mes të kompozimit mahnitëse skulptural të Berninit, pas varrit të Apostullit. Ky fron - pohon kardinali Angelo Comastri - është simbol i misionit, që Jezusi ia besoi Pjetrit, si i vetmi themel i pashkatërrueshëm i Kishës.

Pjetri, shkëmb, themel i Kishës

Në Apostullin shikojmë unitetin e popullit të Zotit dhe prijësin në hullinë e Ungjillit. E ky mision i besohet Pjetrit - shpjegon akoma kardinali Comastri – menjëherë pas Ngjalljes së Zotit: “Të kullosë grigjën e ta mbajë të bashkuar”. Është detyrë gjithnjë e vështirë, nënvizon Kryeprifti i Bazilikës së Shën Pjetrit, e posaçërisht sot, në praninë e një mori forcash përçarëse.

Të lutemi për Papën e ta mbështesim

Në ditën e Festës të Katedrës së Shën Pjetrit, ajo ndriçohet nga njëqind qirinj. Është shenjë falënderimi drejtuar Zotit për dhuratën e misionit të Pjetrit, por edhe simbol lutjeje: “Sivjet, në mënyrë të veçantë - kujton kardinali Comastri - ta mbështesim edhe me lutje Papën në misionin, që e merr çdo ditë nga vetë Zoti”.








All the contents on this site are copyrighted ©.