2018-02-20 05:15:00

Më 20 shkurt kalendari kujton shën Eleuterin, ipeshkëv


Më 20 shkurt, kalendari kishtar përkujton Shën Eleuterin, ipeshkëv i Tournai-t në Belgjikë, i cili jetoi ndërmjet viteve 456 e 531, në epokën e pushtimit të Galisë nga mbreti i frankëve, Klodoveu, asokohe pagan.
Më pas Klodoveu u kthye në fenë e krishterë, në sajë të përpjekjes të së shoqes, mbretëreshës katolike Klotilde, që nderohet si shenjte, të ipeshkvit të Reims-it, Shën Remigjos dhe sidomos të Shën Eleuterit.
Shenjtit ipeshkëv i takoi detyra të hidhte farën e Zotit në zemrën e një populli barbar e idhujtar, frankëve, të cilët, duke ndjekur shembullin e mbretit të tyre, i vetmi autoritet që njihnin, u kthyen masivisht në fenë e krishterë. Eleuteri vijoi kështu veprimtarinë me zell të shumëfishuar si punëtor i Ungjillit, edhe pas kësaj korrjeje të begatë. 
Shën Eleuteri, dishepull i Shën Medardit, luftoi kundër heretikëve dhe paganëve e qe vra prej Arianëve. Vdiq në Tournai e u varros në katedralen vendase, që u në menjëherë cak shtegtimesh së përshpirtshme.
Po përmendim se Eleuterio u quajt edhe një papë shenjt, që drejtoi Kishën nga viti 175 deri në 189 e që kremtohet më 26 maj.








All the contents on this site are copyrighted ©.