2018-02-19 21:11:00

Papa Françesku: fëmijëve rumunë, " të lutemi për fëmijët e vdekur e pёr ata që vuajnë nga sëmundjet, luftërat e skllavëria"


"Së bashku i kujtojmë shumë fëmijë dhe të rinj që shkuan në qiell: t’i lutemi Zotit për ta; e tё lutemi edhe për ata që jetojnë në situata me vështirësi të mëdha, në Rumani e në vende të tjera të botës". Kёshtu Papa Françesku nё përshëndetjen e tij drejtuar fëmijëve rumunë që janë mysafirë të një jetimore, nё Itali, të ndihmuar nga OJQ-ja " FdP-ja protagoniste në edukim e arsim", e cila prej vitesh vepron në Rumani.

Në dialogun pyetje-përgjigje ndërmjet Papёs Françeskut dhe të vegjëlve - që u zhvillua më 4 janarin e kaluar, transkriptimi i të cilit u shpërnda sot nga Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë - Papa ia besoi Virgjrës Mari "të gjithë djemtë e vajzat dhe tё rinjtë që vuajnë nga sëmundjet, luftërat dhe skllavëritё e sotme". Në përgjigjet e dhëna jashtё tekstit në shtatë pyetje, Ati i Shenjtё Françesku foli për "prindërit e brishtë", për birësimin, pёr mëkatin dhe "se si para Zotit, jemi pa truk, pra pa maskё"

 








All the contents on this site are copyrighted ©.