2018-02-19 13:09:00

Mons. Injac Dema në përvjetorin e vdekjes


Më 19 shkurt  2007- Ndërroi jetë meshtari më i vjetër i Dioqezës së Sapës, Mons. Injac Dema. Ai lindi në Shkodër me 23 Maj 1925. U edukua në seminarin e drejtuar nga jezuitët, ku nisi e vijoi shkollën e ciklit të ultë e të mesëm e ku edhe vendosi të bëhej prift. U shugurua meshtar më 8 dhjetor 1958, kur sapo kishte kryer së pikturuari, në hapësirat e katedrales, skenat më të njohura nga Besëlidhja e Vjetër dhe e Re.

Pas shugurimit dom Injaci qëndroi një vit në Shkodër dhe në Tiranë. Pas mbylljes së kishave u detyrua të bënte punë krahu. Pas rihapjes së kishave në vitin 1991, dom Injaci e rinisi misionin fetar në famullinë "Zoja e ngjitur në qiellë" në fshatin Kaçë e fshatrat përreth të Dioqezës së Sapës e më pas në Dajç të Zadrimës ku shërbente më 21 maj 2002, kur Papa Gjon Pali II i dha titullin "Prelat Nderi i Shenjtërisë Tij". Pas 49 vjetësh kushtuar shërbimit meshtarak, monsinjor Injac Dema ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare më 19 shkurt 2007.








All the contents on this site are copyrighted ©.