2018-02-18 09:00:00

“24 orë për Zotin”. Fisichella: sivjet edhe ndër burgje


“Më 9 e 10 mars, jo vetëm kishat dhe dioqezat e mbarë botës do të hapen pandërprerje për një ditë të tërë, por edhe burgjet italiane, falë gatishmërisë së kapelanëve. Do t’u krijohet, kështu, besimtarëve që duan, mundësia të rrëfehen e të gjunjëzohen në Adhurim Eukaristik. Njoftimin e jep, përmes agjencisë Sir, imzot Rino Fisichella, kryetar i Këshillit Papnor për nxitjen e ungjillëzimit të ri, duke folur për këtë edicion të pestë të “24 orë për Zotin”, me rastin e të cilit Papa do të takohet edhe me “misionarët e mëshirës”.

 








All the contents on this site are copyrighted ©.