2018-02-18 18:47:00

Papa: arriti në Ariccia, fillojnё ushtrimet shpirtërore pёr Kurien romake


Papa Françesku mbërrini në Shtëpinë ‘Mёsuesi Hyjnor’, në Ariccia (afёr Romë), rreth orës 16.45. Në mbrëmje do t’i fillojë me pёrgjegjёsit e Kuries romake ushtrimet shpirtërore tё kohёs Kreshmёve, nё kuadrin e pёrgatitjes pёr kremtimin e Pashkёs sё mundimeve e tё ngjalljes sё Jezu Krishtit.

Tema e tërheqjes shpirtёrore është "Lavdërimi i etjes" dhe meditimet do të mbahen nga At Jose Tolentino de Mendonca nën-rektor i Universitetit Katolik të Lisbonës dhe konsulent i Këshillit Papnor pёr Kulturën. Meditimi i parë është nё program për të sonte.

Nga nesër e deri të enjten mё 22 shkurt, ditët e tёrheqjes shpirtёrore në Shtёpinё ‘Mёsuesit Hyjnor’ do të shënohet nga kremtimi i meshёn në mëngjes, katekizmi apo meditimet dhe momentet e lutjes. Ushtrimet Shpirtërore do të përfundojnë të premten më 23 shkurt në mëngjes. Kёshtu Papa Françesku do të kthehet në Vatikan.








All the contents on this site are copyrighted ©.