2018-02-18 16:00:00

Një teolog poet do t’u prijë Ushtrimeve shpirtërore të Papës e të Kuries romake


Nisin sot Ushtrimet shpirtërore të Papës dhe Kuries Romake, për të përfunduar më 23 të muajit. Në qendër të meditimeve të portugezit José Tolentino de Mendonca, “Lavdërimi i etjes”. Programi i ushtrimeve - që si zakonisht do të zhvillohen në Shtëpinë e Mësuesit Hyjnor, drejtuar nga paolinët – për të dielën e parë, në orën 18.00, parashikon fjalën e hyrjes, adhurimin e të Shenjtnueshmit Sakrament dhe kremtimin e mbrëmësoreve. Ditën e mëpasme ushtrimet do të nisin me bashkëkremtimin e Meshës, në orën 07.30, ndjekur nga meditimi i parë, në 09.30. Më pas do mbahet meditimi  i dytë, që do t’i paraprijë kremtimit të mbrëmësoreve dhe adhurimit eukaristik. Në ditën përfundimtare, të premten, më 23, sipas programit, do të ketë vetëm një meditim.

 

“Çirakë të mahnitjes” është titulli i reflektimit të së dielës, 18, hyrje e të gjitha reflektimeve, që do të vijojnë në ditët e mëpasme, me temat: shkenca e etjes; u kujtova se jam etshëm; kjo etje për hiçin; etja e Jezusit; lotët rrëfejnë etjen; të pish etjen tënde; format e dëshirës; të dëgjosh etjen e periferive; lumturia e etjes.

Gjatë periudhës së ushtrimeve, si zakonisht, do të ndërpriten të gjitha audiencat private dhe të veçanta, duke përfshirë edhe audiencën e përgjithshme të së mërkurës.  








All the contents on this site are copyrighted ©.