2018-02-17 16:51:00

Papa seminaristëve sardë: të jeni priftërinj të njerëzve e për njerëzit


“Ju inkurajoj të përgatiteni që tani për t’u bërë priftërinj të njerëzve e për njerëzit, jo sundues të grigjës, që ju është besuar, por shërbëtorë të saj”. Këtë pohoi Papa Françesku, duke pritur në Vatikan, në Sallën Klementine, Bashkësinë e Seminarit Papnor Rajonal Sard.

“Ndjehet shumë nevoja për njerëz të Zotit, që shikojnë themeloren, kalojnë një jetë të thjeshtë e transparente, pa mall për të kaluarën. Njerëz që janë të aftë për të shkuar përpara sipas traditës së shëndoshë të Kishës”.

Vëmendje për të varfërit

Papa i nxiti seminaristët, që përgatiten të jenë në një të nesërme punëtorë në të korrat e Zotit, të ecin me gëzim, guxim e seriozitet në këtë udhë formimi. Ndjehet nevoja - theksoi - për meshtarë që punojnë së bashku, pa harruar se seminari është shkollë besnikërie.

Koha jonë kërkon barinj të të varfërve, të aftë për të jetuar me ta, në mënyrë që të varfërit ta ndjejnë se kishat tona janë shtëpia e tyre!








All the contents on this site are copyrighted ©.